BE ndan 100 milionë euro për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit

Sot po mbahet konferenca ndërkombëtare e donatorëve “Bashkë për Shqipërinë”, në Bruksel për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit.

Në këtë konferencë janë duke marrë pjesë 450 persona, të cilët janë përfaqësues të vendeve anëtare nga BE, dhe organizata të ndyshme ndërkombëtare.

Para fillimit të kësaj konference, kryetarja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, ka bërë të ditur se BE ka ndarë 100 milionë euro për rindërtimin e Shqipërisë përpos 15 milionë eurove që janë ndarë në fillim.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkoi ndihmën e donatorëve duke thënë se dëmi i tërmetit vlerësohet të jetë 1 miliardë euro.

Në ndërkohë disa shtet kanë bërë të ditur vlerën që do të dhurojnë për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit që la të vdekur 51 persona në Shqipëri.

Kroacia, Anglia kanë ndarë nga 1 milionë euro, Holanda 3 milionë euro kurse Suedia 5.6 milionë euro.

Rreth orës 19:00 do të mësohet shifra e saktë se sa para do të mblidhen nga donatorët në këtë konferencë të organizuar për rindërtimin e Shqipërisë.