Bastiset shtëpia e një të arrestuari nën dyshimet për posedim narkotikësh e armëmbajtje pa leje

Një burrë në Prishtinë është arrestuar pasi gjatë një kontrolli atij i janë gjetur 0.7 gram të substancës narkotike marihuanë, para të gatshme dhe një thikë.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.

Policia tutje ka bërë të ditur se me urdhër të gjyqtarit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe gjëra të tjera.

“48 qese të vogla me 39 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale, një AK47 me një karikator dhe 50 fishekë dhe një revole me një karikator dhe 8 fishekë” thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 10:05 në Prishtinë.