‘Bad News Eagles’ nën menaxhimin e David Beckham

Ekipi kosovar në lojën CS:GO “Bad News Eagles” e përbërë nga lojtarët Flatro ‘’juanflatroo’’ Halimi, Rigon ‘’rigoN’’ Gashi, Sener ‘’ SENER1’’ Mahmuti dhe Dionis ‘’sinnopsyy’’ Budeci kanë nënshkruar me organizatën GUILD e cila është në pronësi e legjendës së futbollit, David Beckam.

Ekipi tash e tutje do të luajë nën emrin “Guild Eagles”, ka shkruar Hltv.

Njoftimi shënon fillimin e një epoke të re për organizatën me bazë në Britaninë e Madhe.

Kjo organizatë ka hyrë më parë në Counter-Strike me nënshkrimin e një ekipi të femrave dhe tani po zgjeron praninë para turneut PGL Copenhagen Major.

BNE kanë qenë pa mbështetje organizative, që nga fillimi i tyre gati dy vjet më parë. Përkundër kësaj, formacioni kosovar mori pjesë në tre Majors dhe arriti në fazën e Legends në të gjitha për t’u bërë një histori e lavdëruar shumë e famshme.