Ilustrim, FOTO: Flatron Halimi/ Instagram

Bad News Eagles mposhtin ekipin turk Eternal Fire dhe kalojnë në finale të CS:GO në Malta

Ekipi shqiptar Bad News Eagles po vazhdon paraqitjet fantastike në Malta, duke shënuar fitoren e tretë radhazi pa humbje, për ta siguruar finalen në turneun CCT Central Europe Malta Finals.

Pas një ndeshjeje me plot emocione, Bad News Eagles kanë shënuar fitore me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa ndaj ekipit turk Eternal Fire.

Edhe pse ishin në disavantazh 1-0 me mapa, Bad News Eagles u rikthyen në dy të fundit për ta siguruar finalen e turneut 100.000 dollarësh në Malta.

Në mapin ‘Mirage’ Bad News Eagles u mposhtën me rezultat 16-14, në ‘Anubis’ fituan 16-14 dhe në mapin e fundit ‘Inferno’ shënuan fitore me rezultat 16-12.

Ndeshjen finale Bad News Eagles do ta zhvillojë sot (e diel) duke filluar nga ora 19:30, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes ENCE – Eternal Fire. /Telegrafi/