Avokati i Popullit, Naim Qelaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Avokati i Popullit reagon pas diskriminimit të pjesëtarëve të komunitetit në Prizren dhe Gjakovë

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar pas rasteve të fundit në Prizren dhe Gjakovë – diskriminimit të disa anëtarëve të komuniteteve.

Sipas Avokatit të Popullit, diskriminimi nuk duhet të lejohet dhe tolerohet në shoqërinë kosovare.

“Të gjitha format e dhunës dhe diskriminimit që motivohen për shkak të përkatësisë etnike, racore, kombëtare ose fetare të viktimave, bindjet e tyre politike, për shkak të gjinisë së tyre, orientimit seksual ose identitetit gjinor, nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe nuk duhen të tolerohen”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, Avokati i Popullit ka kërkuar nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë që t’i trajtojnë me prioritet këto raste, duke siguruar qytetarët në të drejtën e tyre themelore për jetë, shëndet dhe integritet fizik dhe kërkon marrjen e të gjitha masave që të parandalohen raste të tilla në të ardhmen.

‘Opre Roma Kosova’ dënojnë rastet e dhunës dhe diskriminimit të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas në dy raste të ndara në Kosovë