‘Opre Roma Kosova’ dënojnë rastet e dhunës dhe diskriminimit të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas në dy raste të ndara në Kosovë

Lëvizja e shoqërisë civile ‘Opre Roma Kosova’ ka dënuar fuqishëm rastet e dhunës dhe të diskriminimit ndaj komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas, në dy raste të ndara në Gjakovë dhe Prizren, të raportuara në media gjatë ditës së djeshme.

Lëvizja ‘Opre Roma’ ka konsideruar se aktet e tilla të dhunës dhe të diskriminimit e cënojnë integritetin dhe të drejtat e njeriut në Kosovë.

“Do të dëshironim t’ua kujtojmë palëve e interesit, veçanërisht institucioneve të cilat janë përgjegjëse për shkelje të tillë se këto akte janë shumë të ulëta dhe dëmshme për shoqërinë Kosovare dhe për të drejtat e barabarta e për të cilat në ju bëjmë thirrje institucioneve gjegjëse të marrin masat e duhura për shkelësit  e këtyre veprave”, thuhet në reagimin e tyre.

‘Opre Roma Kosova’ ka adresuar këtë shqetësim në mëyrë që të mbrohen të drejtat dhe liritë themelore, e veçanërisht për romët që jetojnë në Kosovë.

Në ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona, në lidhje me incidentin në Prizren. Ndërsa ndaj këtij incidenti ka reaguar edhe zv/ministri i Kulturës, Senjur Veshall.

Zv/ministri Veshalli, kërkon përgjegjësi pas sulmit ndaj një personi nga komuniteti RAE në Prizren