Aventurat e Bojit, qenit që udhëton me traget e tramvaj nëpër Stamboll
Një qen rruge, i quajtur Boji, është bërë personazh i famshëm në Stamboll, ku ai udhëton nëpër qytet me tragete, tramvaje dhe trena metroje.
Aventurat e tij dolën në dritë disa muaj më parë dhe zyrtarët komunalë filluan t’i gjurmonin lëvizjet e tij. Ata ishin të habitur me shkathtësinë e tij, raporton CNN.
“Ai di ku të shkojë. Ai e di se ku të dalë”, tha Avlin Erol, kreu i marrëdhënieve me klientët në Metro Stamboll.
Boji llogaritet se udhëton deri në 30 kilometra në ditë, duke kaluar nëpër dhjetra stacione metroje dhe duke bërë së paku dy udhëtime me traget.
“Ai është një shpirt kaq i lirë”, tha Chris McGrath, një fotograf i Getty Images i cili kohët e fundit kaloi një ditë duke ndjekur Bojin nëpër qytet.
“Gjithçka që ai dëshiron të bëjë është të hipë në transport. Sa herë që kalon pranë një autobusi apo furgoni apo ndonjë lloj transporti, ai thjesht dëshiron të hipë në të. Është vërtetë shumë e cuditshme”, tha ai.