AUV trajnon veterinerët në luftimin e sëmundjeve endemike
07.9.2023 - 11:41
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në bashkëpunim me projektin e Komisionit Evropian për shëndetin e kafshëve dhe Odën Veterinare, kanë organizuar cikël të trajnimeve të specializuara në shtatë regjione të Kosovës.
Sipas AUV, këto trajnime kanë për qëllim luftimin e sëmundjeve endemike te kafshëve siç janë: Gjuha e Kaltërt, Leshmanioza, Sëmundjet klostridiale, Influenza Aviare, Neë Castle, Bruceloza tek gjedhi, kalbëzimi i thundrave tek ruminantet e vegjël, Toxoplazmosa, Campilobakterioza dhe sëmundje tjera.
Trajnerët ishin në ekipe të kombinuara mes ekspertëve të shkencave veterinare nga vendet e BE dhe atyre vendorë.
Kurse pjesëmarrësit ishin nga AUV, zyrtarët e DSHMK-së dhe inspektorët zyrtar veterinarë.