Arsyetimi i Albin Kurtit, nga 27 persona të emëruar në Borde, vetëm 4 janë të Vetëvendosjes

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë konferncës për media të mbajtur në oborrin e Qeverisë, ka thënë se 27 persona janë emëruar në Bordet e përkohshme të Ndërmarrjeve të ndryshme Publike, ndërsa sipas tij, vetëm 4 prej tyre janë anëtarë të Vetëvendosjes.

“Janë 27 persona te ri të emruar në borde të përkohshme. Nga 27 i kemi gjetur 4 persona që janë antarë në Vetëvendosjes. Nga 5 ministrat të qeverisë në detyrë, 2 prej tyre nuk janë pjesë e Vetëvendosjes. Unë si kryeministër në detyrë i kam 12 këshilltarë të brendshëm, shumica prej tyre nuk janë anëtarë të Lëvizjes”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu ka thënë këto se emërime kanë ndodhur veq pse janë borde të përkohshme. Sipas tij, nuk është e lehtë që të gjenden profesionistë të fushave, që nuk janë antëtarë të partisë dhe të punojnë për 3-4 muaj.

“Ka qenë privilegj me qenë anëtar i një bordi në regjimin e PAN-it, por tash është rrezik, sepse duhesh me shkarku kryeshefa”, ka thënë Kurti.

KALLXO.com kishte raportuar se Mentor Hyseni i zgjedhur në bordin e përkohshëm të Ujësjellësit, është anëtar i Vetëvendosjes dhe ish-kandidat për deputet në këtë parti.

Po ashtu, është gjetur se anëtari tjetër i këtij bordi, është ish-kandidat për deputet i partisë së ministres Emilija Rexhepit.

Ndërsa, Rozeta Hajdari, e ka konfirmuar se anëtari Artan Dërmaku i emëruar në bordin e përkohshëm të Infrakos është pjesë e partisë Lëvizja Vetëvendosje.