Qeveria Kurti emëron përkohësisht në krye të bordit të Ujësjellësit anëtarin e LVV-së
02.4.2020 - 23:17
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë është marrë vendim për shkarkimin e bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’.
Qeveria Kurti menjëherë ka emëruar bordin e ri të përkohshëm të kësaj kompanie publike.
Kryesues i këtij bordi të përkohshëm është zgjedhur Mentor Hyseni.
KALLXO.com ka tentuar të kontaktojë me zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziun, rreth këtij emërimi, por ai ka qenë i paqasshëm.
Mentor Hyseni në zgjedhjet e fundit nacionale ka qenë kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ishte anëtarësuar në këtë parti në gusht 2019.
Kurse në qershor të vitit të kaluar, KALLXO.com kishte raportuar se bordi që sot u shkarkua i Ujësjellësit ‘Prishtina’, ishte i ndarë nga AAK, NISMA dhe PDK.