Arrijnë edhe 11 mijë e 700 doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri

Sonte në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë kanë mbërritur edhe 11 mijë e 700 doza të vaksinës Pfizer.

Siç ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama, me këtë arritje, numri total i vaksinave anti-COVID-19 në Shqipëri ka arritur në 1,079,650 vaksina.

“Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetart +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, ka shkruar Rama në rrjetin social ‘Facebook’.