Foto: VOA/AFP

Arrihet armëpushimi në Gaza

Qeveria e Izraelit ka konfirmuar miratimin e vendimit për një armëpushim në Gaza.

Në deklaratën e saj nuk njoftohet për kohën kur do të hyjë në fuqi armëpushimi. Qeveria izraelite thotë se armëpushimi u propozua nga Egjiptit dhe do të jetë “i pakushtëzuar”.

Një zyrtar i grupit militant Hamas i tha agjencisë Reuters se Izraeli dhe Hamasi do të fillojnë armëpushimin “e ndërsjellë dhe të njëkohshëm” të premten në orën 2 të mëngjesit./REL