Ilustrim

Arrestohet vëllai i kryetarit të Vushtrrisë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale – ushtrim i ndikimit.

Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Sot, më 07.10.2019, Njësia e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Mitrovicës ka arrestuar dy të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘Ushtrim i ndikimit’. Me aktvendim të prokurorit që të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.

KALLXO.com merr vesh se njëri nga të arrestuarit është vëllai i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahirit.

Ditë më parë, në media janë publikuar pamje nga një takim që pretendohet të jetë zhvilluar mes vëllait të Xhafer Tahirit, Salihut, dhe një personi tjetër, gjatë të cilit ky i fundit dyshohet se premton leje ndërtimore dhe merr ryshfet.