Foto: Ilustrim

Arrestohet shoferi nga Shqipëria, shkaktoi aksident trafiku në gjendje të dehur

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai po dyshohet se kishte shkaktuar një aksident trafiku në Pejë derisa ishte duke drejtuar veturën në gjendje të dehur.

Përveç dëmeve materiale, Policia njofton se nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.