Ilustrim: Pamje nga Arrestimi

Arrestohet për dhunë ndaj motrës së tij

Një person është arrestuar nga policia në Pejë për dhunë në familje.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 15:00 është arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj motrës së tij.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.