Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi kërcënoi ish të dashurën

Është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka kërcënuar ish të dashurën e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka qenë nën ndikim e alkoolit dhe në atë gjendje në orët e pasdites së djeshme, ka shkuar në vendin e punës të ish të dashurës në Gjakovë dhe e ka kërcënuar atë.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.