Ilustrim

Arrestohet një burrë në Mirash, pengoi punëtorët e KEK-ut

Të mërkurën (19.06.2024) Policia ka arrestuar një burrë në Mirash pasi kishte penguar punëtorët e korporatës së KEK-ut gjatë kryerjes së detyrave të tyre duke ua ndalur punën në mënyrë të dhunshme në lokacion.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si ‘Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës’.