
Arrestohet një burrë në Malishevë, dyshohet se dhunoi një grua
05.3.2025 - 10:01
Në Malishevë, Policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin se kishte dhunuar seksualisht një grua, me të cilën ka qenë në lidhje.
Sipas Policisë, pas intervistimit, me Vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është raportuar të martën, më 04.03.2025, rreth orës 11:30 dhe po trajtohet si: “dhunim”.