Arrestohet i dyshuari për plagosjen në Gjilan

Një person ka mbetur i plagosur orët e mbrëmjes në fshatin Malishevë të Komunës së Gjilanit.

KALLXO.com mëson se plagosja ka ndodhur për motive morale.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Xheladini.

“Me urdhër të prokurores kujdestare është ndaluar për 48 orë i dyshuari B. C., pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale “Vrasja në tentativë””, ka thënë Xheladini për KALLXO.com.

Në anën tjetër i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

KALLXO.com raportoi në lidhje me plagosjen.

Viktima në këtë rast dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit në këmbë.

Plagosje në Gjilan