Plagosje në Gjilan

Një plagosje ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Komunën e Gjilanit, më saktësisht në fshatin Malishevë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Informacionet e para i kemi se është një plagosje në fshatin Malishevë. Një person është plagosur. Policia është në vendin e ngjarjes. Personi i plagosur dyshohet se ka plagë në këmbë”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se policia është në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin, por nuk ka dhënë më shumë detaje.