Prapa grilave - Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për dhunim seksual të një të miture në Fushë Kosovë

 

Polica ka njoftuar se ka arrestuar personin e dyshuar për dhunë seksuale ndaj një vajze të mitur në Fushë Kosovë.

Dy ditë më parë një vajzë e mitur ka raportuar një rast të dhunimit seksual që ka ndodhur gjatë muajit qershor të këtij viti.

“Viktima (e mitur), në prezencë të prindit të saj në stacion policor ka raportuar, se në muajin qershor 2021 kishte kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj me të dyshuarin (i mitur )”, thuhej në njoftimin e policisë.

Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për KALLXO.com ka konfirmuar se i dyshuari për këtë rast është arrestuar dje.

“Dje është arrestuar personi i dyshuar për rastin e dhunimit seksual që ka ndodhur në muajin qershor”, tha ajo.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.