Arresohet 45 vjeçari nga Elbasani, i dënuar nga Gjykata në Itali me 10 vite burg

Policia e Shtetit ka arritur të arrestojë Shpëtim Pepa, 45 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit arrestimi i të kërkuarit është bërë nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Policia ka bërë të ditur se pas arrestimi të të dyshuarit nga fshatin Gradishtë, i njëjti do të ekstradohet drejt Italisë.
I dyshuari ishte në kërkim pasi që Gjykata e Florencës në Itali e kishte dënuar me 10 vite e gjashtë muaj burg  për trafikim më lëndë narkotike.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.