Foto: Facebook/ Albin Kurti

Albin Kurti siguron edhe një votë për Qeverinë e tij

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se ka siguruar edhe një votë në Kuvendin e Kosovës për qeverinë e tij.

Këtë njoftim Kurti e ka bërë pas një takimi me Emilia Rexhepi, e cila do të jetë sërish deputete nga radhët e komunitetit boshnjak.

“Ajo e konfirmoi votën e saj për mua si kryeministër dhe për qeverinë tonë të re”, ka shkruar Albin Kurti në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit, është buzë përmbylljes së negociatave për bashkëqeverisje me LDK-në, parti që doli e dyta.

Një marrëveshje në këtë drejtim pritet të nënshkruhet nesër nga Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa.