Albin Kurti - FOTO KALLXO

Albin Kurti: Kosova po bëhet Bergamoja e Ballkanit

Lideri i Lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti, i është drejtuar qytetarëve të vendit përmes mediumit “TVV”.

Ai në adresimin e tij ka numëruar sipas tij problemet nëpër të cilat po kalon vendi.

Sipas tij situata me pandeminë dhe rimëkëmbja ekonomike e vendit është e mundur vetëm me kthimin në krye të qeverisë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Që nga paslufta Kosova nuk ka pasur gjendje më të rënde se kjo me pandeminë COVID019. Kriza është e trefishtë, shëndetësore, ekonomike dhe politike, rrezikon të bëhet edhe humanitare. Spitaleve tona u mungojnë pajisjes dhe furnizimet bazike, gjersa personeli mjekësorë është i dërmuar nga lodhja dhe stresi”, ka thënë Kurti.

“Qindra njerëz po infektohen për ditë, dhjetëra po vdesin çdo ditë, Kosova po bëhet Bergamoja e Ballkanit”, ka deklaruar ai.

Videoja e plotë e ish-kryeministrit Albin Kurti:

.