Albin Kurti e quan historike fitoren e Joe Biden

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka quajtur historike fitoren e demokratit, Joe Biden në ShBA.

Biden pritet të jetë Presidenti i 46-të i Amerikës pasi mposhti Donald Trump dhe fitoi votat më së shumti në historinë e zgjedhjeve presidenciale.

“Urime për fitoren e tij historike në Joe Biden, një mik dhe aleat për një kohë të gjatë i njerëzve të Kosovës. Udhëheqja juaj është e nevojshme në Amerikë ashtu si në botë për të rivendosur besimin në demokraci, shtetin e së drejtës dhe dinjitetin njerëzor. Unë pres që të forcojmë marrëdhëniet tona”, shkroi Albin Kurti në Twitter.

Ish-kryeministri kosovar pak ditë para zgjedhjeve në ShBA doli edhe me thirrje për shqiptarët që jetojnë në ShBA. Ai u kërkoi që të votohet demokrati, Joe Biden.