Foto-ilustrim

Aksident trafiku me fatalitet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, gjegjësisht në segmentin rrugor Vushtrri.

Sipas Policisë, në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore që ka goditur këmbësorin-viktimën E.Xh., 56-vjeçar, i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara është raportuar se ka vdekur në QKUK në ora 22:00.

Sipas hetimeve të para aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si rezultat i pakujdesisë së drejtuesit të automjetit.

Ndërsa të dyshuarit- drejtuesit të automjetit E.M., 22-vjeç, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit.