Pamje nga një aksident i mëhershëm - Foto: KALLXO.com

Aksident në Rrugën e Kombit, vdes vajza 13-vjeçe

Një 13 vjeçare humbi jetën pasi makina në të cilën po udhëtonte me babanë e saj u përplas me trafikndarësen në autostradën Milot- Morinë.

Makina drejtohej nga i ati i viktimës, i identifikuar me inicialet G.I, rreth 44 vjeç nga Tirana dhe në fshatin Gëziq duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen, raporton oranews.

“Makina drejtohej nga i ati, i identifikuar me inicialet G.I, rreth 44 vjeç nga Tirana dhe në fshatin Gëziq duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen. Për pasojë ka humbur jetën vajza e tij e mitur S.I. rreth 13-vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdes mjekësor”, ka njoftuar policia.

Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./21Media