Aksident mes dy veturave, e pësojnë dy këmbësorë

Dy këmbësorë janë lënduar nga përplasja ndërmjet dy veturave.

Rasti ka ndodhur në Lapnasellë të Graçanicës dje rreth orës 11:30.

Sipas Policisë, dy këmbësorët kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Tutje është thënë se dy vozitësit e veturave janë dërguar në statcionin policor dhe se me urdhër të prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.