Shpend Ahmeti - Kryetar i Prishtinës - FCB

Ahmeti: Testet serologjike janë bllokuar në terminal doganor

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se janë duke pritur për leje për t’i marrë testet serologjike nga terminali doganor në Kosovë.

Tutje ai është shprehur se testet të tilla bëhen gjithë kohën nëpër QMF dhe nuk e kupton se përse qeveria i ka ndaluar.

“Edhe më tutje po presim për leje me i marr testet serologjike që janënë terminal doganor të Kosovës për përdorim të qmf-ve në komunën tonë. Teste serologjike bëjmë tërë kohën dhe janë standarde. Ndryshojnë reagensët. Edhe më tutje nuk e kuptoj pse qeveritë i kanë ndaluar. Për asgjë tjetër do ta kemi informatën më të mirë rreth përhapjes së virusit dhe imunitetin e ndërtuar,” është shprehur Ahmeti përmës një postimi në Facebook.