Nicholas Abbott

Abbott: Dialogu duhet të jetë parimor dhe i koordinuar mes BE-së dhe SHBA-së

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se ndanë të njëjtin mendim me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë  Miroslav Lajçak dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti se dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë.

Sipas ambasadorit britanik, dialogu duhet të jetë i koordinuar mes SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian.

“Mbretëria e Bashkuar ndan pikëpamjen e tij dhe të Albin Kurtit se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë, parimor dhe i koordinuar midis BE-së dhe SHBA-së. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë arritjen e një marrëveshje që mbështet njerëzit e Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar ai në facebook.

Të hënën emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka zhvilluar një takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.

Pas këtij takimi, Kurti tha se prioritet i qeverisë së ardhshme nuk do të jetë dialogu, por punësimi dhe drejtësia.

Ndërsa Lajçak tha se me kryetarin e LVV-së kanë pasur një takim konstruktiv duke diskutuar për dialogun ne thelb dhe hapat e ardhshëm për këtë proces.

Kurti pas takimit me Lajçak: Prioritet i yni është punësimi dhe drejtësia, nuk jemi kundër dialogut