Foto: REL/EPA-EFE

7 të vdekur dhe 383 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 7 persona të prekur me COVID-19.

Prej 1648 testimeve të realizuara, 383 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, derisa janë shëruar 95 persona.

Shkupi vazhdon të ketë numrin më të lartë të të infektuarve.

Shkup-201, Kumanovë-11, Shtip-21, Prilep-20, Tetovë-8, Sstrugë-5, Veles-9, Manastir-12, Ohër-4, Kavadarc-7, Gostivar-6, Gjevgjeli-8, Strumicë-20, Kriva Pallankë-6, Radovish-7, Koçan-7, Probishtip-3, Berovë-5, Vallandovë-4, Vinicë-1, Dellçevë-4, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-4, Resnjë-2 dhe Negotinë-3.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 95 pacientë të shëruar nga COVID-19, Shkup-43, Kumanovë-6, Shtip-3, Tetovë-10, Manastir-2, Ohër-2, Kavadarc-1, Gjevgjeli-3, Strumicë-1, Kriva Pallankë-3, Radovish-3, Koçan-8, Bberovë-2, Vallandovë-3, Sveti Nikollë-2 dhe Kërçovë-2./RTV21