66-vjeçarja nga Banja e Malishevës, viktima e gjashtë e coronavirusit

Në orët e mbrëmjes ka vdekur edhe personi i gjashtë i infektuar me COVID-19 në Kosovë.

Zyra për informim e Ministrisë së Shëndetësisë e ka konfirmuar këtë përmes një njoftimi.

Sipas njoftimit, viktima pa pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese si dhe është e moshës 66 vjeçare.

KALLXO.com raportoi se viktima e gjashtë është nga Banja e Malishevës.

Deri më tani, nga COVID-19 në Kosovë kanë vdekur një qytetar nga Dumnica e Podujevës, një nga fshati Korishë e Prizrenit, një nga fshati Sazli i Ferizajt, dy nga Prishtina, dhe viktima e sotme nga Banja e Malishevës.