6 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 640 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 264 qytetarë.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga 6 qytetarë, ndërsa 192 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 133, Fier 29, Lushnje 24, Durrës 16, Vlorë 7 etj.

Janë 7.098 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me koronavirus 6 qytetarë: katër nga Tirana 57-76 vjeç, një nga Elbasani 66-vjeç, një qytetare nga Berati 83-vjeçe.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 181.960 raste pozitive, prej tyre 171.982 janë shëruar, 7.098 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2.880 pacientë./RTV21