3862 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundi  në Kosovë janë testuar gjithsej 461 mostra, prej të cilëve rezultojnë 218 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 9 mijë e 492 raste  kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë 862.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Podujevë 23, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Kllokot dhe Vushtrri.

Gjatë 24 orëve të fundit  në vend kanë humbur jetën edhe 15 persona të infektuar me COVID-19 ndërsa janë shëruar 156 pacientë.