Ilustrim - Foto: Policia e Kosovës

328 euro në monedha 2 euroshe false u deponuan në një bankë në Prishtinë

Një rast i falsifikimit të parave është raportuar në Policinë e Kosovës.

Dyshohet se një person ka deponuar në bankë 328 euro në monedha 2 euroshe të falsifikuara.

Policia ka njoftuar se monedhat janë sekuestruar për ekzaminime dhe rasti është duke u hetuar.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovë më 20.03.2024.