28 raste të reja me COVID-19, numri shkon në 731

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka publikuar rezultatet e 292 mostrave të sotme, ku prej tyre kanë rezultuar 28 raste pozitive me COVID-19.

Tani numri i të infektuarve ka shkuar në 731.

Rastet pozitive janë raste kontakti, katërmbëdhjetë (14) raste me vendbanim në Rahovec, katër (4) raste me vendbanim në Gjilan, dy (2) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Pejë dhe një (1) rast Bllagajë), dy (2) raste nga komuna e Kaçanikut (sipas vendbanimit: një (1) rast Runjevë dhe një (1) rast Dubravë), dy (2) raste me vendbanim në Lladrovc-Malishevë, dy (2) raste me vendbanim në Zhur-Prizren, dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prishtinë dhe Gurrakoc-Istog.