120 euro për të porsalindurit në Vushtrri

Foshnjat vushtrriase që nga tani e tutje do të marrin pako mbështetje prej 120 eurosh.

Kjo pas një propozim i Kryetarit Xhafer Tahiri që më pas u miratua nga Kuvendi Komunal i Vushtrrisë.

Tahiri në një postim në Facebook ka thënë se meritat partiake janë të panevojshme për një vendim të tillë.

Në këto raste kaq të rëndësishme për qytetarin, konsideroj që rrahagjokset partiaqke të cilitdo për ndonjë votë, përfshirë partnerin e koalicionit, janë të panevojshme sepse Komuna është e qytetarit, jo e partisë politike”, ka shkruar i pari i Vushtrrisë.

Këto mjete sigurohen nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale e komunës së Vushtrrisë.

Përfitues të kësaj pakoje janë të gjithë prindërit, banorë rezidencial të kësaj komune.