COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

12 të vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 12 persona me COVID-19.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (78, 71 vjeç), Gjilan 2 raste (80, 75 vjeç), Viti 2 rast ( 75, 62 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç),  Klinë 1 rast (81 vjeç), Kamenicë 1 rast (48 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast ( 72 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Numri i personave të vdekur me COVID-19 deri më tani është 1 mijë 186 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 566 pacientë nga COVID-19.