​Gratë nuk festojnë, marshojnë dhe kërkojnë të drejtat e tyre

Dhjetëra gra e burra kanë marshuar rrugëve të Prishtinës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke kërkuar fuqizimin dhe mbështetjen e grave.

Me moton “Marshojmë, s’festojmë” ka nisur marshi nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt Policisë së Kosovës, ku kërkuan drejtësi për të gjitha gratë e vrara.

E në fund u stacionuan para Qeverisë së Kosovës. Këtu i adresuan kërkesat e tyre.

Përfaqësuesja e këtij marshi, Xhejrane Loka, tha se për ndaljen e paragjykimeve dhe diskriminimeve do të kërkojnë llogaridhënie nga ekzekutivi./21Media

Marshi protestues me moton "MARShojme s'festojme"

Marshi protestues me moton "MARShojme s'festojme"

Publiée par RTV21 sur Dimanche 8 mars 2020