Vazhdon shfaqja e filmave në festivalin ‘Hyjnesha në fron'

Dhjetë filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë shfaqen gjatë ditës së sotme në kuadër të edicionit të 12-të të festivali “Hyjnesha në fron”.

Filmat shfaqen në ish-amfiteatrin e ASK-së në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Shkelzen Sylejmani, drejtori artistik i festivalit “Hyjnesha në fron”, ka thënë për KALLXO.com se në program të ditës së sotme janë filma të huaj dhe vendorë.

“Gjatë ditës së sotme do të shfaqen 7 filma të shkurtër dhe dy filma të gjatë ndërkombëtar, si dhe një film i gjatë nga vendi ynë”, ka thënë Sylejmani për KALLXO.com.

Filmat kanë filluar të shfaqen nga ora 16:00.

Festivali “Hyjnesha në fron” ka nisur të premten dhe mbyllet nesër më ndarjen e çmimeve.

Festivali ka karakter garues dhe në garë për njërin nga çmimet e këtij festivali janë gjithsej 9 filma të metrazhit të gjatë, 2 në programin special të festivalit, 22 filma të shkurtër dhe 5 filma dokumentarë.

Në natën finale, që mbahet nesër në Pallatin e Rinisë, ish-amfiteatri i ASK-së, do të ndahen këto çmime: Aktori/ja me i mirë, skenari më i mirë, regjia më e mirë, filmi më i mirë, çmimi i special i festivalit “Hyjnesha në Fron”, filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër, dokumentari më i mirë dhe çmimi special i festivalit për film dokumentarë.