Publikohet lista e projekteve të mbështetura nga ‘Kultura për ndryshim’ për 2020 

“Kultura për ndryshim” ka shpallur listën e fituesve të “Thirrjes 3”, për mbështetje të projekteve kulturore të ndryshme kulturore. Për 2020 “Kultura për ndryshim” ka mbështetu 10 projekte kulturore. 

Përmes një komunikate Qendra Multimedia, e cila implementon projektin, “Kultura për ndryshim”, njofton se thirrjes së 3-të për projekt propozime nga programi për vitin 2020 i janë përgjigjur 95 organizata, institucione, grupe jo-formale e artist individual.  

Ekipi vlerësues, sipas komunikatës, i përbërë nga Jeton NezirajArif MuharremiNadica Vasilevska (Goethe-Institut), Marija Chorbeva-Penoska (Goethe-Institut) e Shpëtim Selmani kanë hartuar listën përfundimtare të projekteve fituese.  

“Vlerësimet e projekteve juria i ka bazuar në kriteret e përcaktuara në pakon e ‘Thirrjes për aplikim’ të programit ‘Kultura për ndryshim’. Në tërësi, në këtë cikël, janë shpërblyer 10 organizata e artist individual”, thuhet në komunikatë. 

“Kultura për ndryshim”, është projekt tre vjeçar i financuar nga Bashkimi Europian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Instituti Goethe. 

Projekti synon të përkrahë organizatat kulturore dhe bibliotekat publike nëpër Kosovë, duke ofruar ndihmë të drejtpërdrejt financiare në aktivitete kulturore dhe arsimore.