Nesër nis panairi i librit ‘Ferizaj 2021’

Organizuar nga Klubi Letrar “De Rada” nis nesër në Ferizaj edicioni i tretë i panairit të libri, “Ferizaj 2021”.

Panairi dom të mbahet deri ë 7 gusht në sheshin e qytetit të Ferizajt.

Për publikun, panairi do të jetë i hapur nga ora 9:00 deri në 22:00.

Gjatë tri ditëve sa do të zgjatë panairi, sipas organizatorit, do të organizohen promovime librash, orë letrare, si dhe do të jenë të pranishëm autorë të librave.