Të enjten nis edicioni i 58-të i Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar
Edicioni i 58-të i Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar nis të enjten, më 19 dhjetor 2019, duke filluar nga ora 21:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Festivali i 58 i Këngës në RTSH, do të zgjas tri netë, më 19, 20 dhe 22 dhjetor 2019 me prezantimin e 20 këngëve të përzgjedhura nga organizatorët.
Në natën e parë dhe të dytë do të prezantohen nga 10 këngë konkurrente, kurse në natën finale do të prezantohen 20 pjesëmarrësit e këtij festivali, me ç’ rast do të zgjidhet edhe kënga fitues që do të përfaqësojë Shqipërinë në Edicionin e ardhshëm të Festivalit Evropian të Këngës, “Eurovizion 2020” që mbahet në Holandë.
Prezantimi i këngëtarëve gjatë këtij festivali Live dhe do të shoqërohen nga Orkestra Simfonike e RTSH-së.
Fest 58-të, lista:
- Olta Boka -“Botë për dy”.
2. Bojken Lako – “Malaseen”
3. Kamela Islamaj – “Më ngjyros”.
4. Genc Tukiçi dhe e bija Nadia Tukiçi – “Ju flet Tirana”.
5. Gena – “Shqiponja e lire”.
6. Uendi Mancaku -“Ende”.
7. Devis Xherahu – “Bisedoj me serenatën”.
8. Robert Berisha -“Ajo nuk është unë”.
9. Era Rusi – “Eja mere”.
10. Sara Bajraktari – “Ajër”.
11. Kastro Zizo – “Asaj”.
12. Tiri Gjoci -“Me gotën bosh”.
13. Kanita – “Ankth”.
14. Aldo Bardhi – “Melodi”.
15. Eli Fara dhe Stresi – “Bohem”.
16. Valon Shehu -“Kutia e pandorës”.
17. Arilena Ara – “Shaj”.
18. Renis Gjoka – “Loja”.
19. Elvana Gjata – “Me tana”.
20. Albërije Hadërgjonaj -“Ku ta gjej dikë ta dua”.
Festivali i parë i Këngës u mbajt me 21, 22, 23 dhe 26 dhjetor 1962. Në këtë festival u prezantuan 20 këngë konkurruese, ndërsa triumfoi, Vaçe Zela me kënën, “Fëmija i parë”, kompozuar nga Abdulla Grimci dhe me tekst të Dionis Budani. Festivali i Parë i Këngës në RTSH, u quajt “Festivali i Këngës në Radio”, pasi atherë akoma nuk kishte transmetim në televizion.