Filmi 'Exil' i Visar Morinës nga sot në kinematë gjermane

Filmi ‘Exil” i regjisorit, Visar Morina, nga sot do të shfaqet në rrjetin e kinemave gjermane dhe në Austri.

Njoftimi për shfaqjen e filmit “Exil” (Exile) në kinematë gjermane është bërë i ditur edhe nga distributori i filmit ‘Alamode Film’.

Filmi “Exil”, bashkëprodhim i Kosovës, Gjermanisë dhe Belgjikës është shfaqur në disa festivale ndërkombëtare prestigjioze, si në Festivalin e Filmit në Sundance dhe Berlinale. Ndërsa ka marrë edhe kritika nga shtypi gjerman.

Filmi ‘Exil’ rrëfen tregimin e Xhaferit, një farmacist origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

Suksesi i regjisori Visar Morina më filmin “Exil” vjen pak vite pas suksesit që ky regjisor pati më filmin “Babai” (2015).

“Exil” është bashkëprodhim i “Komplizen Film”  -Gjermani, “Ikonë Studio”- Kosovë” dhe “Frakas” nga Belgjika dhe është financuar nga Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.

Në filma luajnë: Mišel Matieviq, Sandra Hüller, Rainer Bock, Thomas Marz, Flonja Kodheli, etj.