array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rekomandimi i produkteve medicinale nga doktorë të rremë

Deklarata

Produkti Germostop shëron sëmundje të parazitëve është i rremë.

Media

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli i cili pretendon se produkti Germostop shëron sëmundje të parazitëve është i rremë. Krypometri ka konstatuar se doktorët e cituar në artikull nuk ekzisistojnë ndërsa produkti nuk është i lejuar për shitje në Kosovë.

 

Artikulli

Më 23 gusht faqja e internetit ‘beauty-cf2.tech’, kishte publikuar një intervistë me titull “ERA E KEQE E GOJËS PËR SHKAK TË PARAZITEVE. INFEKSIONISTI KRYESOR I SUGJERON QYTETARËVE SE SI TË SHPËTOJNË VETEN DHE TË DASHURIT E TYRE”, i cili reklamon një produkt që sipas tekstit, zhdukë parazitët.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqen e ‘Pamila Evelyn’, në rrjetin social, Facebook.

Artikulli citon Dr. Dritan Kola që nga kjo faqe paraqitet si infeksionist dhe drejtor i Institutit Shqiptar të Parazitologjisë.

Krypometri ka kontrolluar nëse Dr. Kola është i licencuar si mjek në Shqipëri.

Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë insitucion që ka për obligim licencimin e mjekëve që veprojnë në Shqipëri në një përgjigje për Krypometër më datë 28 gusht 2023, ka konfirmuar se në Shqipëri nuk ka një prerson me emrin Dritan Kola që është doktor. “Në regjistrat e UMSh-së, personi Dritan Kola nuk figuron i regjistruar, i anëtarësuar apo i licencuar pranë këtij institucioni” thuhet në përgjigjen e datës 30 08/2023 nga UMSH.

Në këtë artikull, Kola paraqitet si drejtues i Institutit Shqiptar të Parazitologjisë.

Krypometri ka kontrolluar nëse ekziston një institut i tillë në Shqipëri. Në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë të këtij shteti dhe institucioneve varëse të saj, nuk rezulton të ketë një Institut të posaçëm për Parazitologji.

Në kontrolle të tjera Krypometri ka kontrolluar fotografinë në të cilën pretendohet se është dr Kola. Në një verifikin në Googleimage fotografia del të jetë e Dr. W.G. “Curly” një mjek nga Augusta i cili ka vdekur në moshën mbi 100 vjeçare. 

Krypometri ka kontrolluar edhe fakte të tjera të cilat përmenden në artikullin në fjalë.

Artikulli pretendon se ilaçi për t’i shëruar parazitët është një preparat me emrin “Germostop” dhe i njëjti mund të blihet edhe në Kosovë.

Krypometri ka kontrolluar nëse ky ilaç është i lejuar për tu shitur dhe për tu tregtuar në Kosovë.

Agjencioni Kosovar për Produkte dhe Paisje Medicinale është insitucion i cili kontrollon shitjen dhe importin e ilaçeve në Kosovë. Sipas ligjit asnjë medikament mjekësor, përfshirë vitaminat, nuk guxojnë të shiten në vend pa lejen e këtij institucioni.

Krypometri me datë 31/08/2023 ka kontaktuar me AKPPM-në. Në një përgjigje me shkrim ky insitucion ka konfirmuar se ky ilaç nuk është i lejuar për shitje në Kosovë.

“Po ju njoftoj se produkti “Germostop” sipas kërkesës së më poshtme dhe sipas fotos së bashkangjitur nuk posedon Autorizim Marketing në departamentin e AM-së”- thuhet në përgjigjen e Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale më datë 31 gusht 2023.