array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Premtimi i Albin Kurtit për përfaqësimin e grave në qeverinë e tij

Deklarata

30 për qind do të jenë gra dhe tashmë e kam nënshkruar këtë gjë, do të synoj të jenë 50 për qind por nuk mund ta them sonte këtë, por mund ta them se me siguri do të jenë 30 për qind dhe do të synojmë 50 për qind

Albin Kurti

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Albin Kurti ka premtuar se do të ketë një qeveri të vogël. nëse arrin t’i fitojë zgjedhjet. Një zv.kryeministër, 12 ministra dhe nga dy zv.ministra për secilën ministri. Përveç këtij premtimi, Kurti ka premtuar se 30% e kabinetit të tijë do të jenë gra.

Artikulli

Në debatin e sotëm në DebatPernime të moderuar nga Jeta Xharra, i ftuar është kandidati për Kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ai dha një premtim se qeveria e tij do të ketë 30 për qind gra, me synimin që t’i bëjë 50 për qind.

“30 për qind do të jenë gra dhe tashmë e kam nënshkruar këtë gjë, do të synoj të jenë 50 për qind por nuk mund ta them sonte këtë, por mund ta them se me siguri do të jenë 30 për qind dhe do të synojmë 50 për qind”, tha Kurti para Jeta Xharrës.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Fitore Pacolli, Hajrullah Çeku, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Saranda Bugujevci, Arben Vitia, Yllza Hoti.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.