array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Prishtina, maj, 2023. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Deklarata e Konjufcës për marrëveshjen e Ohrit e nxjerrë nga konteksti

Deklarata

Thaqi beri deal të mirë dhe e quanin tradhtar

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull “Thaqi beri deal të mirë dhe e quanin tradhtar”- është i rremë. Krypometër ka konstatuar se në deklaratën origjinale Glauk Konjufca nuk flet për deal të mirë të Hashim Thaçit, por për deal të mirë të Albin Kurtit.

Artikulli

Më 16 shtator 2023, faqja e facebook-ut Drenica Graphic (arkiva), ka publikuar një video të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në material, faqja ka vendosur mbishkrime si “Thaqi beri deal të mirë dhe e quanin tradhtar. Kjo i bie shpresojm të shpetojm me ate qe ka mbrri Legjenda Hashim Thaqi plus gënjenin ska marrëveshje në Oher!”.

Krypometri ka kontrolluar faktet e paraqitura në video dhe Konjufca nuk ka thënë se ish-presidenti, po ashtu ish-kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë marrëveshje të mirë në Bruksel.

Kryeparlamentari i cili ishte i ftuar në emisionin KallxoPërnime më 15 shtator 2023, ka folur në lidhje me marrëveshjen e Ohrit që ishte dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Europian.

“A e din se çka është kjo marrëveshja e Ohrit? Neni 7 i marrëveshjes së Ohrit është me mujtë Kosova, se dy pjesë janë këtu, njohja de facto edhe qeky Asociacioni, është me mujtë kurgjo pa e ngarku Kosovën, ma shumë se çka ka pranu Qeveria Thaçi në vitin 2013, kurgjo ma shumë për mos me dhënë, për me arritë ti me e fitu njohjen de-facto. Ky na është dokë neve deal (ang: marrëveshje) i mirë”- pati deklaruar Konjufca në KallxoPërnime.

Krypometër ka konstatuar nga transkripti i materialit se Glauk Konjufca nuk ka folur për marrëveshje të mirë të Hashim Thaçit por për marrëveshje të mirë të Albin Kurtit.

Më 18 mars, Kosova dhe Serbia në Ohër të Maqedonisë së Veriut u dakorduan për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit.

Palët nuk e nënshkruan marrëveshjen, por BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara janë deklaruar se pavarësisht se nuk është firmosur, ajo është marrëveshje e obligueshme për palët.

Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. 

Dokumenti kërkon gjithashtu nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria e Kosovës e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.