Kompania Turistike Shpejtimi vjen me super ofertë për pushime në Vlorë!

Kompania Turistike Shpejtimi, së bashku me Morina Beach Hotel 5*, ka vendosur që këtë verë ta bëjnë të paharrueshme për turistët nga Kosova.

I hapur në qershor të vitit 2024 në Vlorë, në zonën e mrekullueshme të Radhimës, ky hotel luksoz është i hapur për rezervime nga 14 qershori deri më 30 gusht 2024, duke ofruar një përvojë të plotë ALL INCLUSIVE me çmime që fillojnë nga 150 euro nata për person. Për periudha më të gjata qëndrimi, hoteli ofron paketa speciale që variojnë nga 300 euro për person për 3 ditë/2 netë, deri në 750 euro për person për 6 ditë/5 netë.

Ofertat speciale mund t`i përfitoni vetëm në rast se rezervimin tuaj e bëni në Kompaninë Turistike Shpejtimi.

Tutje, paketa ALL INCLUSIVE përfshin vakte të plota (mëngjes, drekë, snack, darkë) dhe pije nga bari që shërbehen nga ora 10:00 deri në 22:00. Gjithashtu, klientët mund të shijojnë pishinën dhe të përdorin një çadër për dhomë. Për fëmijët, hoteli ofron politika të veçanta: ata nga 0 deri në 5.99 vjeç qëndrojnë falas, ndërsa fëmijët nga 6 deri në 11.99 vjeç përfitojnë 50% zbritje.

Për ata që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Vlorës bileta kthyese ofrohet me çmimin prej 25 euro.

Për më shumë informacion dhe rezervime, vizitoni faqen e internetit http://www.shpejtimi.net/ ose kontaktoni në numrat e telefonit tani: +383 44 184-195, +383 49 184-195, +383 48 184-195, dhe +383 45 184-195, të gjithë të disponueshëm në Viber dhe WhatsApp.

Kompania Turistike Shpejtimi, çdo vit po sjell një përvojë të papërsëritshme në bregdetin shqiptar, duke vendosur standarde të reja duke ofruar shërbime të cilësisë më të lartë për të gjithë udhëtarët.