Fëmijët e befasuan babanë me Capturin e Ri për ditëlindjen e 65-të

Njerëzit më të dashur trajtohen me dhuratat më të veçanta!

E këtë e kanë dëshmuar vajza dhe djali i Adil Mustafës, të cilët së bashku ia kanë bërë babait të tyre befasinë më unike për ditëlindjen e 65-të.

Pas një darke të lezetshme e të ngrohtë familjare, pa e ditur fare se çfarë po ndodh, Adil Mustafa posa ka dalë në parking ka hasur në dhuratën më të veçantë gjatë jetës së tij: Renault Capturin e Ri.

I ngazëllyer nga dhurata që dy fëmijët ia kanë bërë, ai nuk ka hezituar që menjëherë t’i hipë veturës dhe ta vozis.

Këtë moment emocionues mund ta shihni edhe në videon e mëposhtme.