Foto Arkiv

Zbulohet Agjencia që Falsifikonte Kontrata Pune

Policia e Kosovës njofton se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në kuadër të Policisë së Kosovës pas zhvillimit të hetimeve, ka zbatuar urdhëresën e me ç’ rast është kontrolluar një lokal – zyrë te një agjencie në Gjakovë, pronë e dy të dyshuarve meshkuj K-Shqiptar lidhur me dyshimet se në zyrën e kësaj agjencie falsifikohen kontratat e punës, llogaritë bankare, vërtetimet e ATK-së, Trustit Pensional.

“Gjatë kontrollit është gjetur një vulë me mbishkrim të një firme me të cilën vërtetohen – vulosen dokumentet, kontratat e punës dhe vërtetimet e pushimit për kinse janë punëtorë të kësaj firme, me qëllim të prezantimit në ambasada për viza Shengen”, thuhet në njoftim .

Po ashtu bëhet e ditur se me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.